Ç’ është proza?




                   Romancieri ndien se gjërat rreth tij nisin të
                   murmuritin dhe atë murmuritje e shpie deri të  
                   fjala.
                                                    Myshel Butor.

Gjer më sot nuk më ka takuar rasti të lexoj ndonjë libër metodologjik për prozatorët e rinj, nëse do të përjashtonim si pa interes librin “Poetika e prozës” e Tzvetan Todorovskit..Mësimi më i mirë që mund t'u jepet prozatorëve të rinj është: Të lexojnë sa më shumë vepra të autoreve të mëdhenj dhe të mësojnë nga teknika e tyre e të rrëfyerit. Letrarët e rinj i kanë modelet e veta bortërore: ndër më kryesorët do të veçoja, Tolstoin dhe Dostojkevskin, Balzakun dhe Çehovin, Heminguein dhe Tvenin, Svajkun dhe Kafkën, dhe më bashkëkohorët: Markes, Alende, Borges e dhjetëra shkrimtarë të tjerë nobelistë. Letrarët e rinj kanë se çfarë të përfitojnë dhe dhe shkrimtarët tanë: Kadare, Marko, Spase, Agolli, Xoxa, Xhuvani, Andoni ,Drini, Kongoli, Laço, Koreshi, Çuli, Balanca, ,Çela ,Myftari, Arbnori, Kosta, Blushi, Morava ,Sinani etj., dhe shkrimtarët e tjerë shqiptarë Qosja, Pashku, N. dhe Z.Rahmani, K.Mehmeti, M.Kraja, etj., Duke  studjuar teknikën e tyre do të gjejnë gjithçka u duhet  si përvojë, për krijimtarinë e tyre.

Këshilla më e mirë për një shkrimtar të ri është ajo e tregimtarit të madh rus Çehov: "Shkruaj dhe shkurto.Shkruaj dhe shkurto". Çehovi e quante 'lakonizmin", “motër të talentit". Arti i të shkruarit, thotë Çehovi, është arti i të shkurtuarit. Mjeshtri i madh  i tregimit të shkurtër e konsideronte novelën, "si një anije luftarake në të cilën nuk duhet të ketë asgjë të tepërt". Është ë njohur këshilla që ai u jepte dramaturgëve të rinj: "Në qoftë se është varur një pushkë në mur, ajo duhet të shkrepet patjetër gjer në fund të dramës". Më këtë ai do të thotë se asnjë detaj nuk duhët të jetë kot, por në shërbim të idesë dhe të veprimit. Romanciërët e rinj Çehovi i këshillonte: "Shkruajeni për një vit të tërë, pastaj shkurtojeni për gjysëm viti, dhe së fundi botojeni...Romani përfshin shumë familje dhe një territor të tërë. Por, në qendër të tij janë dy figura kryesore; një mashkull dhe një femër,rreth të cilëve shtrihen linjat e veprës."
Në çastet e krijimtarisë, shkrimtari i ri nuk duhet të bëhet censor i vetvetes. Ai duhet ta ndiejë vetën mbret, i cili, me syrin e fantazisë, rrok dhe pasqyron gjithçka i duhet, mirëpo, pas kësaj vjen procesi i reflektimit të asaj çfarë është shkruar . Në këtë punë askush nuk mund të të ndihmojë. Si shkrimi ashtu dhe shkurtimi janë pjesë e punës laboratorike të vetë shkrimtarit.
Një shprehje japoneze thotë: "Gdhëndësi i mirë e përdor thikën pa majë të mprehtë."
"Tregimtari apo romancieri duhet të shkruajë në mbështetje të njohjes së vet dhe në mbështetje të përvojës së vet",- ka thënë shkrimtari Henri James. shto këtu edhe njohjen saktësisht të gjërave.Nëse do të kërkonim një përkufizim për një vepër letrare , tregimi, novela dhe romani, pavarësisht nga përmasat, janë përshtypje interesante vetjake e të pandërprëra për jetën. Shkrimtari shkruan në bazë të përshtypjeve të tija mbi jetën, kozmosi i tij shpesh është vendlindja e vet. I. Kadare, në romanin "Kronikë në gur" sjell  përshtypjet e fëmijërisë, të deformuara artistikisht, nga qyteti i vet i lindjes.. Jakov Xoxa, në romanet e veta sjell përshtypjet vetjake nga Myzeqeja. Edhe Ali Abdihoxha, ngjarjet e trilogjisë "Një vjeshtë me stuhi", i zhvillon në qytetin e Elbasanit. Ky qytët është kozmosi letrar edhe i shkrimtarëve Dh.Shuteriqi, Dh,Xhuvani, F.Kongoli, M.Vyshka etj. Në një intervistë të para ca kohëve, shkrimtari i njohur Teodor Laço,  tha: "Të gjithë tregimet e mia i zhvilloj në Dardhë ose kam parasysh katundin tim, Dardhën..."
"Në romanet apo tregimet e veta,- thotë Dostojevski,-shkrimtari përpiqet t’i marrë tipat nga shoqëria dhe t'i paraqitë figurativisht dhe artistikisht, tipa që shumë rrallë ndeshen në tërësinë e tyre edhe në realitet, e ndërkaq të thuash janë më realë se realiteti. (Idioti.faqe197.vëll.II.) Në lidhje me figurat e dyta të veprave letrare, ai thoshte: "Njerëzit e rëndomtë janë përherë dhe më të shumtën , hallka të domosdoshme në zinxhirin e ngjarjeve të përditshme jetësore. T'i lësh mënjanë do të thotë të shkelësh vërtetësinë."Shkaqet e veprimeve njerëzore zakonisht janë më të ndërlikuara e më të llojllojshme sesa i shpjegojnë njerëzit e thjeshtë. Në jetën e përditshme, rrallëherë pasqyrohen qartë , me vërtetësi dhe në kompleksitetin e vet. Pikërisht këtu fillon puna psikologjike dhe pasionante e shkrimtarit.
Flobëri thoshte se, historia e një morri, ashtu si edhe historia e Aleksandrit të Madh, kanë të njëjtën vlerë dhe interes për letërsinë.” Këtu qëndron vlera e zbulimit të disa të vërtetave të thjeshta, të cilat mund t'i këqyrë vetëm syri i shkrimtarit.
Letërsia e bën njëriun të sodisë me një pamje superiore botën e pasioneve dhe me këtë qetëson ndërgjegjen e turbulluar.Pikëvrojtimi ka rëndësi të dorës së parë. Përgjithësisht shkrimtarët merren me përshkrimin e ndërgjegjes njerëzore e cila, sipas Dostojevskit, shumë pak ka evoluar gjatë historisë. "Ndërgjegjja njerëzore,-thoshte ai,-është shprehi e përgjithshme njerëzore e 7 mijë vjetëve më parë.. .Kur ta kemi hequr këtë, atëherë le të jetojmë si zotat". ("Vëllezërit Karamazovë" Il.f 490)
Te Dostojevski rrëfimet e disa karaktereve të rëndomtë bëhen elementë që pretendojnë për zotërim në strukturën e romaneve të tija.
"Shkrimtari në një vepër nuk bën gjë tjetër, veçse parodizon jetën dhe njëkohësisht i beson me naivitet asaj",- thotë Borges. Shkollat e ndryshme letrare, rrymat e ndryshme artistike, si: dadaizmi, futurizmi, surealizmi etj., e kanë vënë në pikëpyetje përdorimin tradicional të gjuhës. Ato eksperimentojnë me fjalët simbol apo më fjalët si tingull duke krijuar shpesh fragmente të tëra me tollovi mendimesh dhe emocionesh.
Për ilustrim të këtij fakti, do të sjell si shëmbull një fragment nga romani "Uliksi " i Xhojsit(1882-1941):
"Po pse më parë nuk ka bërë kurrë diçka të tillë të kërkojë mëngjesin në shtrat me dy vezë që kur ishim në hotelin "Citi Arms" kur shtirej si i sëmurë, me zërin e një njeriu që vuante dhe mbahej me të madh, si një pasha për t'u bërë interesant me zonjushën Riordan një lëneshë plakë dhe ai bësontë se e gëzonte mbrojtjen e saj dhe ajo nuk na la një grosh të gjitha i mbajti për vete e shpirtin e saj çingunia e dreqit."
Në këtë frazë kaq të gjatë nuk do të gjesh as pika, as presje. Këtu rregullat e përdorimit të gjuhës tradicionale si dhe të logjikës se mendimit prishen nën idenë e ligjërimit, sipas asaj që nga kritika është quajtur, "përroi i ndërgjegjes".